Pacientët në Kosovë po i blejnë ende vetë ilaçet

  • A.P /
  • 04 January 2023 - 22:43
Pacientët në Kosovë po i blejnë ende vetë ilaçet

Shumë klinika të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, edhe ky vit i gjeti pa furnizim me terapi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pacientët që kërkojnë trajtim në klinika po detyrohen të blejnë vetë shumicën e terapive e deri tek gjërat elementare.

Nga Shërbimi spitalor e Ministria e Shëndetësisë nuk janë përgjigjur nëse këtë vit do të eliminohet ky problem, i cili e ka përcjellë në vazhdimësi shëndetësinë në vend.

Klinikat në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar vazhdojnë të përballen me mungesë të terapive dhe medikamenteve të ndryshme. Mungesa ka edhe në produkte elementare të trajtimit. Erolind Muralia, i cili shkoi në qendrën emergjente për ta pastruar plagën, thotë se u detyrua të blejë edhe jod e pambuk, pasi sipas tij, kjo klinikë nuk ishte e furnizuar me medikamente.

“E kam bërë një qepje, ma kanë qepë shumë mirë, por ilaçet i kam blerë vetë. Maksimumi 15 deri në 20 euro janë bërë veç ilaçet”, deklaroi Erolind Muralia.

(Kosova Sot Online)