Donika ​Gërvalla do të marrë pjesë ceremoninë e varrimit të Papa Benediktit XVI

  • E.K /
  • 05 January 2023 - 08:56
Donika ​Gërvalla do të marrë pjesë ceremoninë e varrimit të Papa Benediktit XVI

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz,  do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të varrimit të Papës Emeritus Benediktit XVI, në Vatikan, përcjell "Kosova Sot Online".

“Pjesëmarrja në këtë ceremoni e delegacionit zyrtar të Kosovës dëshmon për respektin që Papë Benedikti XVI gëzon ndër qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe për kujdesin që Kosova u kushton tradicionalisht raporteve me Selinë e Shenjtë”, thuhet në njoftimin e MPJD.

Papa Benedikti ishte njëri ndër teologët më të njohur në botë, i cili vdiq disa ditë më parë.

(Kosova Sot Online)