Vdes 35-vjeçari në aksidentin fatal në Çagllavicë

  • E.K /
  • 05 January 2023 - 09:18
Vdes 35-vjeçari në aksidentin fatal në Çagllavicë

Një person 35 vjeçar ka vdekur, si pasojë e nje akisdenti trafiku në Çagllavicë, përcjell "Kosova Sot Online".

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se njësiti i trafikut po merret me hetimin e aksidentit.

“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ndër tjerash Ahmeti.

(Kosova Sot Online)