KFOR do t’i largojë sot kamionët e dëmtuar të barrikadave, për dy orë mbyllet për qarkullim rruga Mitrovicë – Jarinjë

  • E.K /
  • 05 January 2023 - 09:39
KFOR do t’i largojë sot kamionët e dëmtuar të barrikadave, për dy orë mbyllet për qarkullim rruga Mitrovicë – Jarinjë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot njësitet e KFOR’it do të largojnë kamionët e dëmtuar, të cilët kanë qenë të vendosur te vendi i quajtur “Përroi i Zhazhës”, raporton "Kosova Sot Online".

Policia ka treguat se mesditë përreth dy orë do të mbyllet rruga për qarkullim në drejtimin Mitrovicë - Jarinje, deri sa të largohen mjetet e rënda.

Njoftimi i plotë: 

Njoftim zyrtar

Prishtinë, më 05 janar 2023

Policia e Kosovës përmes këtij njoftimi zyrtar bën të ditur se sot njësitet e KFOR-it do të largojnë mjetet e rënda (kamionët) e dëmtuar, të cilët kanë qenë të vendosur në lokacionin e quajtur "Përroi i Zhazhës".

Për shkaqe pune dhe sigurie, nga mengjesi një korsi e rrugës mbyllet për qarkullim, përderisa në mesditë përreth dy orë do të mbyllet komplet rruga për qarkullim në drejtimin Mitrovicë - Jarinje, deri sa të largohen mjetet e rënda, për t’u mundësuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve.

Përgjatë kësaj kohe njësitet policore do të asistojnë KFOR-in, si dhe do të ri-orientojnë trafikun.

(Kosova Sot Online)