Drenas: I fejuari nuk e lejoi të largohet nga shtëpia, ajo e raporton në Polici

  • E.K /
  • 05 January 2023 - 10:21
Drenas: I fejuari nuk e lejoi të largohet nga shtëpia, ajo e raporton në Polici

Një femër në Drenas ka raportuar në polici, se ka pas një mosmarrëveshje me të fejuarin e saj, i cili nuk e ka lejuar të largohet nga shtëpia ku ata jetojnë, shkruan "Kosova Sot Online".

Ajo ka treguar se ajo ka dashur të largohet nga shtëpia, por që sipas saj i fejuari nuk e ka lejuar.

"Gllogoc 04.01.2023 – 12:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se ka pasur një mosmarrëveshje me të fejuarin e saj pasi që viktima ka dashur të largohet nga shtëpia ku ata jetojnë por nuk e ka lejuar i dyshuari. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt", thuhet në raportin policor.

(Kosova Sot Online)