Kaçanik: Pronari nuk ishte në shtëpi, hajnat vjedhin para, stoli e llap top

  • E.K /
  • 05 January 2023 - 11:26
Kaçanik: Pronari nuk ishte në shtëpi, hajnat vjedhin para, stoli e llap top

Në Kaçanik dje ka ndodhur një rast i vjedhjes së rëndë, shkruan "Kosova Sot Online".

Një person ka raportuar në Polici, se persona të panjohur kanë hyrë me forcë përmes dritares brenda shtëpisë së tij, përderisa ai nuk ishte në shtëpi.

Ai ka treguar se nga shtëpia i e tij ata kishin marrur një shumë të hollave, stoli ari ne vlerë si dhe një llap top.

“VJEDHJE E RËNDË | Rr. Hasan Prishtina, Kaçanik  04.01.2023, 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa nuk ishte në shtëpi persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares brenda shtëpisë së tij dhe nga aty kanë arrit të marrin një shumë të hollave, stoli ari ne vlerë si dhe një llap top. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)