Kaçanik: Arrestohet një 35-vjeçar, ishte i dënuar me 100 ditë burgim për kanosje

  • E.K /
  • 05 January 2023 - 12:06
Kaçanik: Arrestohet një 35-vjeçar, ishte i dënuar me 100 ditë burgim për kanosje

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i kërkuar në Kaçanik, për veprën penale “Kanosje” me dënim burgimi prej 100 ditësh, shkruan "Kosova Sot Online".

Në njoftimin e Policisë thuhet se pas kompletimit të dokumentacionit , ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Policët e stacionit në Kaçanik, sot rreth orës 10:50 në Kaçanik, kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, SH.D (M/K) i moshës 35 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Kanosje’’  me dënim burgimi prej njëqind (100) ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit , i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

(Kosova Sot Online)