Aksidenti tragjik, ky është shoferi i kamionit që vdiq bashkë me gruan e vëllanë

  • E.K /
  • 05 January 2023 - 13:32
Aksidenti tragjik, ky është shoferi i kamionit që vdiq bashkë me gruan e vëllanë

Në aksin Bulqizë-Maqellarë tre persona kanë vdekur në aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme, përcjell "Kosova Sot Online".

Bëhet fjalë për vëllezërit Kujtim dhe Murat Istrefit, si dhe bashkëshorteja e njërit prej viktimave (Kujtimit) Lulzime Istrefi, 46 vjeçe.

Ndërsa, të plagosur mbetën katër të tjerë, Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56 vjeç. Një prej viktimave ishte shofer kamioni.

(Kosova Sot Online)