
I burgosuri 64-vjeçar dërgohet i pajetë në spital

Një 64-vjeçar i burgosur në burgun e Shënkollit në Lezhë ka mbërritur pa shenja jetë në urgjencën e spitalit, përcjell "Kosova Sot Online".
I burgosuri kishte probleme shëndetësore, ku vdekja e tij dyshohet të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.
Kurse, trupi i të ndjerit do të dërgohet në morg për të ditur shkaqet e vdekjes.
(Kosova Sot Online)