Vjosa Osmani sot pret në takim emisarin britanik

  • E.K /
  • 05 January 2023 - 14:02
Vjosa Osmani sot pret në takim emisarin britanik

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot do ta presë në takim të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lord Stjuart Peach.

Ky takim do të fillojë në orën 15:00.

“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim të Dërguarin e Posaçëm  të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach”.

Në anën tjetër,  në orën 16:00, Lord Stuart Peach do të pritet edhe nga kryeministri Albin Kurti.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Lord Stuart Peach, i Dërguar i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

(Kosova Sot Online)