Kryetari i Lipjanit për vdekjen e mërgimtarit 35 vjeçar në aksident: Me pikëllim të thellë morëm lajmin

  • E.K /
  • 05 January 2023 - 14:49
Kryetari i Lipjanit për vdekjen e mërgimtarit 35 vjeçar në aksident: Me pikëllim të thellë morëm lajmin

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se me pikëllim e ka marrur lajmin për vdekjen e mërgimtarit 35-vjeç në aksidentin tragjik në mëngjesin e sotëm në Çagllavicë të Prishtinës, raporton "Kosova Sot Online".

Ahmeti ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Ademi për vdekjen e djalit të tyre.

Kryetari Ahmeti ka treguar se Arbnor Ademi ishte me prejardhje nga fshati Grackë.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta në moshë të hershme të 35 vjeçarit nga Lipjani, Arbnor Ademi, si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti tragjik që ka ndodhur në afërsi të Prishtinës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Në emër të të gjitha institucioneve komunale, u shpreh ngushëllime familjes Ademi nga fshati Grackë, për vdekjen e djalit të tyre Arbnor Ademi.

E nderuara familje Ademi,

Në këtë ditë tejet të vështirë, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj.

Jo vetëm familja, por e gjithë Komuna e Lipjanit bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët, shokët, miqët dhe të gjithë ata të cilët e njohën.

Ngushëllime!

(Kosova Sot Online)