4 orë për të dalë nga Kosova, kolona të gjatë në këto pika kufitare

  • E.K /
  • 05 January 2023 - 15:07
 4 orë për të dalë nga Kosova, kolona të gjatë në këto pika kufitare

Në pikat kufitare Merdarë e Dheu i Bardhë, janë krijuar kolona të gjata, nga mërgimtarët që kanë filluar të kthehen në vendet ku ata jetojnë e punojnë, raporton "Kosova Sot Online".

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare Merdarë pritjet për të dalë janë deri në katër orë.

Ndërsa, edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë pritjet në këtë pikë kufitare janë tri orë.

(Kosova Sot Online)