Emisari Peach në Kosovë, pritet nga Vjosa Osmani

  • E.K /
  • 05 January 2023 - 15:49
Emisari Peach në Kosovë, pritet nga Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, përcjell "Kosova Sot Online".

Ky takim është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Ai deklaroi se Britania e Madhe do ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejtë NATO-s dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

(Kosova Sot Online)