Rrahmani: Duhet të veprojmë që të rriten pagat në sektorin publik e privat

  • A.P /
  • 05 January 2023 - 21:20
Rrahmani: Duhet të veprojmë që të rriten pagat në sektorin publik e privat

Sot më shpejt së kurrë duhet të veprojmë që të rriten pagat në sektorin publik e privat, ka theksuar deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rrahmani ka thënë se është urgjente përmirësimi i të drejtave të punëtorëve në sektorin privat si dhe investimet në shëndetësi dhe arsim.

"Këto janë masat që duhet urgjentisht të merren për të ndalur ikjen e  profesionistëve dhe fuqisë punëtore të fushave të ndryshme jashtë vendi", ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)