Xhaxhai i Visart Cengut fajëson mediat që u japin hapësirë personave si Dibran Hoxhaj

  • A.P /
  • 05 January 2023 - 21:32
Xhaxhai i Visart Cengut fajëson mediat që u japin hapësirë personave si Dibran Hoxhaj


Pas rastit ku nipi i tij u vra dy ditë më parë jashtë lokalit ‘Kobra City’, ka folur Besim Cengu, xhaxhai i Visart Cengut,transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Në paraburgim gjenden 5 persona, përfshirë edhe pronarin e lokalit, Dibran Hoxhaj, i njohur me nofkën Kobra.

Cengu fajësoi edhe mediat që u japin hapësirë personave si Dibran Hoxhaj.

“Ne vet u japim hapësira këtyre njerëzve nëpërmjet shtypit tonë. Në fakt ne kemi të bëjmë me pushtetin e katërt, dhe ti bëjmë reklamim në këtë mënyrë këtyre njerëzve, unë e konsideroj një faj të rëndë, të cilin rëndon edhe tek qeveritë tona, por edhe te shoqëria jonë.

Si është e mundur që një individ i kësaj natyre që është fenomen në këtë pikëpamje të reklamohet në këtë natyrë. Si është e mundur që një individ i kësaj natyre zihet me armë dhe lirohet. Kjo është skandaloze”, tha ai.

(Kosova Sot Online)