Ky është Ligji për Paga, ja se kush do ta ketë koeficientin më të lartë

  • E.K /
  • 06 January 2023 - 08:14
Ky është Ligji për Paga, ja se kush do ta ketë koeficientin më të lartë

Ligji për Paga është publikuar në Gazetën Zyrtare të enjten, përcjell "Kosova Sot Online'.

Vlera e koeficientit nuk dihet akoma, pritet të zbatohet nga muaji shkurt.

Paga e Presidentit të Shtetit do të ketë koeficientin më të lartë, me 18.0, për të vijuar më pas me kryetarin/kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, me 17.5.

Koeficienti për kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin do të jetë i njëjtë me 17 duke vazhduar me kategoritë e tjera të zyrtarëve dhe nënpunësve civilë.

Deputeti dhe ministri do të kenë pagë të barabartë, me koeficient 16.4.

Për mjekët specialistë, koeficienti është 12

Për mësimdhënësit në shkolla fillore dhe të mesme të ulëta, niveli i koeficientit do të jetë 5.6.

(Kosova Sot Online)