Vdekja e pacientit disa orë pas operimit në Kardiokirurgji, autorizohet policia për të kryer hetime

  • E.K /
  • 06 January 2023 - 10:05
Vdekja e pacientit disa orë pas operimit në Kardiokirurgji, autorizohet policia për të kryer hetime

Kardiokirurgu, Kushtrim Shala,  përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ka kryer me sukses një operacion të rrallë tek një pacient me diseksion akut të aortës, por që pacienti ka vdekur pas disa orësh, përcjell "Kosova Sot Online".

Lidhur me këtë çështje, Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë që të kryejë hetime nëse ka pasë ndonjë vepër penale.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Ulaj ka thënë se Policia do të ndërmarr masat për sqarimin e rastit.

“Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme, me qëllim të sqarimit të kësaj çështje dhe eventualisht në rast të paraqitjes së elementëve të ndonjë vepre penale, do të veprohet tutje me këtë rast”.

(Kosova Sot Online)