Presidentja: Serbia e interesuar të bllokojë suksesin në dialog dhe të arrijë qëllimet e saj me dhunë

  • E.K /
  • 06 January 2023 - 11:51
Presidentja: Serbia e interesuar të bllokojë suksesin në dialog dhe të arrijë qëllimet e saj me dhunë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar sot deputetin David Lammy, njëherësh sekretar i Jashtëm në hije i Partisë Laburiste në Mbretërinë  Bashkuar, përcjell "Kosova Sot Online".

Në këtë takim është biseduar për procesin e dialogut me Serbinë, aspiratat e Kosovës për integrim dhe agresionin rus në Ukrainë.

Vjosa Osmani ka thënë se interesimi i satelitit të Rusisë, Serbisë, për ta destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor, është më i madh se asnjëherë më parë, për shkak se Serbia është e interesuar të bllokojë suksesin në dialog dhe të arrijë qëllimet e saj me dhunë e nëpërmjet bandave kriminale.

(Kosova Sot Online)