Daçiq: Edhe nëse Serbia e njeh Kosovën, 5-shja e BE-së s’ndryshon qëndrim

  • E.K /
  • 06 January 2023 - 13:23
Daçiq: Edhe nëse Serbia e njeh Kosovën, 5-shja e BE-së s’ndryshon qëndrim

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja – pesë shtete të Bashkimit Evropian – nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës edhe nëse Serbia bënë një akt të tillë – njeh shtetësinë e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".

“Këto vende kanë qenë nën presion të madh për një kohë të gjatë, por Serbia e di mirë se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar. Secili prej atyre vendeve ka arsyet e veta të brendshme pse nuk e njeh Kosovës, nuk është çështje e kërkesë sonë apo presionit të dikujt tjetër. Madje disa prej tyre thonë se nuk do ta njohin Kosovës edhe nëse Serbia e njeh, gjë që natyrisht nuk do të ndodh”, ka pretenduar Daçiç, raporton e përditshmja serbe, N1.

(Kosova Sot Online)