Vetaksident në afërsi të liqenit të Badovcit, një person merr lëndime të rënda

  • E.K /
  • 06 January 2023 - 14:37
Vetaksident në afërsi të liqenit të Badovcit, një person merr lëndime të rënda

Në rrugën Gjilan – Prishtinë sot ka ndodhur një vetaksident në afërsi të liqenit të Badovcit, përcjell "Kosova Sot Online".

Në këtë aksident një person ka marrur lëndime të rënda trupore, ku edhe ka marrur trajtim mjekësor.

Policia është duke u marrur me hetimet.

“Sot rreth orës 12:40, në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

(Kosova Sot Online)