Vrasja e të riut nga Kukësi në Prizren, këto janë provat e reja që janë gjetur

  • E.K /
  • 06 January 2023 - 15:18
Vrasja e të riut nga Kukësi në Prizren, këto janë provat e reja që janë gjetur

Në shtëpinë e një prej personave të arrestuar, pjesë e grupit të Kobrës, në lidhje me vrasjen e Visart Cengut, është gjetur një DVR (regjistrues videosh), përcjell "Kosova Sot Online".

Dyshohet se ajo video regjistruese të jetë ajo që është zhdukur nga lokali “Kobra City” në Prizren, natën kur ndodhi krimi, ku besohet se janë ruajtur materialet filmike të kamerave të sigurisë që mund të hedhin dritë mbi ngjarjen, nga motivi i nisjes së konfliktit, deri tek të shtënat që morën jetën e Cengut dhe plagosën mikun e tij Rufgen Shehu.

Kurse, në banesën e autorit kryesorë të dyshuar, Dibran Hoxhajt, (Kobra), është gjetur një kasafortë, sasi municionesh dhe një granatë dore, ku i janë bashkëngjitur dosjes hetimore si prova të vlefshme që mund t’i shërbejnë hetimeve.

Dje Gjykata Themelore e Prizrenit la në burg për 30 ditë Dibran Hoxhajn dhe pesë personat e tjerë të arrestuar për ngjarjen e ndodhur.

(Kosova Sot Online)