Vitia pret në zyre ambasadorin gjerman

  • A.P /
  • 06 January 2023 - 15:42
 Vitia pret në zyre ambasadorin gjerman

Sot në takim ambasadorin gjerman, Jörn Rohde, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç njofton MSH, temë e takimit ishin çështjet shëndetësore, me theks të veçantë thellimi i bashkëpunimit në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

“Ministri Vitia e njoftoi ambasadorin Rohde me punët, planet por edhe sfidat e Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.

“Ishte konkludim i përbashkët që Kosova dhe Gjermania kanë raporte të shkëlqyera, raporte të cilat veç sa do të thellohen edhe më shumë në fushat specifike të shëndetësisë”.

(Kosova Sot Online)