Kurti: Kosova është shtet normal që ka shënuar hapa të mëdhenj

  • A.P /
  • 06 January 2023 - 16:08
Kurti: Kosova është shtet normal që ka shënuar hapa të mëdhenj

Presidenti amerikan e ka thënë shumë qartë që Kosova dhe Serbia kanë nevojë për një marrëveshje finale e cila bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë, ka theksuar kryeministri Albin Kurti,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se SHBA dhe shtetet e BE-së duhet t’i bëjnë trysni shtesë Beogradit për të pranuar një marrëveshje të tillë.

“Kosova është shtet normal që ka shënuar hapa të mëdhenj në këto dy vitet e fundit. Kemi stabilitet institucional. Fakti që jemi shtet normal s’do të thotë që e i kemi marrëdhëniet normale me fqinjin tonë. Ka nevojë për një marrëveshje që i normalizon marrëdhëniet dhe kjo duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër. Unë besoj se kjo është e mundur sepse besoj në fuqinë e BE-së dhe SHBA-së që të bëjnë trysni shtesë mbi Beogradin. Kanë mjaftueshëm fuqi që të bëjnë trysni në Beograd që të kemi marrëdhënie normale me një marrëveshje të tillë, e cila do ta bënte përfundimisht njohjen reciproke”.


(Kosova Sot Online)