Këta janë dy personat e plagosur njëri 11 vjeç dhe tjetri 31 vjeç

  • A.P /
  • 06 January 2023 - 17:09
Këta janë dy personat e plagosur njëri 11 vjeç dhe tjetri 31 vjeç

Në fshatin Drajkovc të Shtërpcës janë plagosur dy persona njëri 11 vjeç dhe tjetri 31 vjeç, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas raportit nga policia, plagosja ka ndodhur nga arma e zjarrit nga person apo persona të panjohur të cilët kishin qenë duke lëvizur me automjet të udhëtarëve në rrugën nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Të lënduarve iu është dhënë ndihmë në QKMF në Shtërpcë dhe pastaj janë dërguar me Ambulancë në Graçanicë.

“Të dy të plagosurit nga informacionet që kemi janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Image
Image

(Kosova Sot Online)