Serbët menjëherë bllokuan rrugën në Shtërpcë

  • A.P /
  • 06 January 2023 - 17:44
Serbët menjëherë bllokuan rrugën në Shtërpcë

Në shenjë proteste për plagosjen e ndodhur sot të dy personave, qytetarë të Shtërpcës kanë bllokuar rrugën që çon për Ferizaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata kanë thënë se nuk do ta lirojnë rrugën derisa të kapet autori i plagosjes.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin e dyshuar për plagosjen.

Ndërkohë dy personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetë.


(Kosova Sot Online)