Pse Rusia dërgon më shumë pajisje ushtarake në Bjellorusi

  • A.P /
  • 06 January 2023 - 20:45
Pse Rusia dërgon më shumë pajisje ushtarake në Bjellorusi

Më shumë pajisje ushtarake nga Rusia mbërritën në Bjellorusi si pjesë e Grupimit Rajonal të Forcave (RGV), konfirmoi të premten Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes tha se përforcimi i RGV është "ekskluzivisht në interes të forcimit të sigurisë dhe mbrojtjes së Shtetit Union (të Rusisë dhe Bjellorusisë), bazuar në situatën në zhvillim" në kufijtë e vendit.

Presidenti Alexander Lukashenko vizitoi gjithashtu një bazë ushtarake në rajonin jugperëndimor të Brestit, ku trupat ruse janë vendosur tashmë.

Më 10 tetor, Lukashenko tha se kishte rënë dakord me homologun e tij rus Vladimir Putin për vendosjen e një grupi të përbashkët rajonal të trupave "në lidhje me përkeqësimin në kufijtë perëndimorë të Shtetit Union (të Rusisë dhe Bjellorusisë).

Deri në 9,000 trupa ruse dhe disa qindra automjete të blinduara do të bashkohen me forcat bjelloruse në kufirin Bjellorusi-Ukrainë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes Bjelloruse.

(Kosova Sot Online)