Pas plagosjes në Shtërpcë, policia del me detaje të reja

  • A.P /
  • 06 January 2023 - 18:50
Pas plagosjes në Shtërpcë, policia del me detaje të reja

Pas një pune intenzive hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, ka bërë të ditur policia Rajonale e Ferizajt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, Policia njoftoi se pas arrestimit të A.K, është konfiskuar arma e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.

“Si provë materiale është konfiskuar edhe automjeti i udhëtarëve me të cilën dyshohet se ka lëvizur i dyshuari”.

(Kosova Sot Online)