Mehaj: Në rastin e sulmit ndaj dy qytetarëve në Shtërpcë i përfshirë një pjesëtar i FSK-së

  • A.P /
  • 06 January 2023 - 19:01
Mehaj: Në rastin e sulmit ndaj dy qytetarëve në Shtërpcë i përfshirë një pjesëtar i FSK-së

Në rastin e sulmit ndaj dy qytetarëve në Shtërpcë është i përfshirë edhe një pjesëtar i FSK-së, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se rasti i tij do të trajtohet sipas rregulloreve dhe ligjeve që ka në fuqi Ministria e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë.

“Të dashur qytetarë, tani u njoftova se në rastin që ka ndodhur në Shtërpcë është përfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë. I njëjti do ta trajtohet edhe sipas rregulloreve dhe ligjeve që kemi në fuqi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë”, ka shkruar Mehaj.

Mehaj ka shprehur keqardhjen e tij për atë që ka ndodhur në Shtërpcë.


“Të plagosurve, u uroj shërim sa më të shpejtë. Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të ndodhin. Ministria e Mbrojtës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës mbeten të përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve tanë pa dallim”,  ka shkruar në fund. 

(Kosova Sot Online)