6 persona të lënduar dy aksidente në rrugën Prishtinë -Podujevë

  • A.P /
  • 06 January 2023 - 19:05
6 persona të lënduar dy aksidente në rrugën Prishtinë -Podujevë

Si pasojë e dy aksidenteve që kanë ndodhur sot rreth orës 17:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, gjashtë persona janë lënduar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Njëri aksident ka ndodhur në fshatin Trudë, ku kanë qenë të përfshira dy automjete, dhe janë lënduar katër persona.

Ndërsa, aksidenti tjetër ka ndodhur në fshatin Sekiraqë, ku janë përfshirë dy automjete dhe është raportuar për dy të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


“Njësiti i trafikut rajonal është duke u marrë me të dyja rastet”.

(Kosova Sot Online)