Serbët djegin goma në shenjë proteste për plagosjen e dy personave

  • A.P /
  • 06 January 2023 - 19:53
Serbët djegin goma në shenjë proteste për plagosjen e dy personave

Në shenjë proteste për plagosjen e ndodhur sot të dy personave, qytetarë të Shtërpcës kanë bllokuar rrugën që çon për Ferizaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata janë mbledhur në numër të madh, duke vendosur goma në formë të barrikadave në rrugë.

Siç shihet edhe nga fotografitë, protestuesit ua kanë vënë flakën gomave.

Banorët kanë kërkuar që në atë pjesë të ketë prezencë më të madhe të KFOR-it.

(Kosova Sot Online)