Kjo është përgjigja e KFOR-it lidhur me kërkesën e Serbisë për kthimin e ushtrisë në Kosovë

  • A.P /
  • 06 January 2023 - 20:31
Kjo është përgjigja e KFOR-it lidhur me kërkesën e Serbisë për kthimin e ushtrisë në Kosovë

Mbi kërkesën për kthimin e një pjesë të forcave të saj në territorin e Kosovës, misioni i NATO-s në Kosovë KFOR, i ka kthyer një përgjigje zyrtare Qeverisë së Serbisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas mediave serbe, përfaqësues së Ushtrisë së Serbisë në natën e Krishtlindjes Ortodokse, në ora 19:00, në pikëkalimin kufitar të Merdares, kanë marrë përgjigje për kërkesën e kthimit të rreth 1,000 ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

Dokumenti i marrë nga KFOR është dorëzuar në kabinetin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq nga Ministria e Mbrojtjes së Serbisë.

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë përmes një njoftimi për media vetëm ka treguar se kanë pranuar një përgjigje, por nuk kanë treguar se çfarë përgjigje kanë pranuar nga KFOR’i.

Sipas njoftimit thuhet se këtë përgjigje e kanë marrë në orën 19:00 të premten.

Tutje thuhet se ministria e Mbrojtjes së Serbisë e ka dërguar dokumentin e pranuar nga KFOR’i në Kabinetin e Presidentit serb për t’a njoftuar me përgjigjen e KFOR’it.

“Ministria e Mbrojtjes e ka dorëzuar dokumentin e lartpërmendur në Kabinetin e Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ta njohur Presidentin me përmbajtjen e përgjigjes së KFOR-it”.

(Kosova Sot Online)