Ky është pjesëtari i FSK’së i arrestuar për plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë

  • A.P /
  • 06 January 2023 - 20:54
Ky është pjesëtari i FSK’së i arrestuar për plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë

Për plagosjen e dy qytetarëve të Komunës së Shtërpcës, njëri 21 vjeç e tjetri 11 vjeç, sipas raportimeve, pjesëtari i FSK-së, Azem Kurtaj është i dyshuari kryesor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në komunikatën zyrtare të Policisë së Kosovë bëhet e ditur se i arrestuari, me inicialet A.K, është 33 vjeç.

“Arrestohet i dyshuari për plagosjen e dy personave në Shtërpcë. Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intenzive hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar”, u tha në njoftim.

Policia sqaroi se i dyshuari është është shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime të tjera hetimore.

(Kosova Sot Online)