Cili ishte reagimi i Vuçiqit pasi mori përgjigje nga KFOR'i!

  • A.P /
  • 06 January 2023 - 21:41
Cili ishte reagimi i Vuçiqit pasi mori përgjigje nga KFOR'i!

Qeverisë së Serbisë rreth kërkesës për kthimin e një pjese të forcave të saj në territorin e Kosovës, misioni i NATO-s në Kosovë KFOR, i ka kthyer një përgjigje zyrtare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë përmes një njoftimi për media vetëm ka treguar se kanë pranuar një përgjigje, por nuk kanë treguar se çfarë përgjigje kanë pranuar nga KFOR’i.

Sipas njoftimit thuhet se këtë përgjigje e kanë marrë në orën 19:00 të premten.

Tutje thuhet se ministria e Mbrojtjes së Serbisë e ka dërguar dokumentin e pranuar nga KFOR’i në Kabinetin e Presidentit serb për t’a njoftuar me përgjigjen e KFOR’it.

“Ministria e Mbrojtjes e ka dorëzuar dokumentin e lartpërmendur në Kabinetin e Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ta njohur Presidentin me përmbajtjen e përgjigjes së KFOR-it”.

(Kosova Sot Online)