Plagosja në Shtërpcë, reagon BE- ja, Stano: Autoritetet të hetojnë këtë krim të neveritshëm

  • E.K /
  • 07 January 2023 - 08:23
Plagosja në Shtërpcë, reagon BE- ja, Stano: Autoritetet të hetojnë këtë krim të neveritshëm

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se BE-ja e dënon plagosjen që ka ndodhur dje në Shtërpcë, përcjell "Kosova Sot Online".

Stano ka shkruar se duhet të hetohet lidhur me këtë krim, siç e ka quajtur ai të nerveritshëm, duke theksuar që drejtësia të vihet në vend.

“BE me vendosmëri dënon plagosjen e një fëmije dhe një të riu në Kosovë dje. Është e rëndësishme që autoritetet të hetojnë plotësisht këtë krim të neveritshëm dhe drejtësia të vendoset. I urojmë viktimave shërim të plotë dhe të shpejtë”, ka shkruar Stano.

(Kosova Sot Online)