Gërvalla për plagosjen në Shtërpcë: Krim i papranueshëm, e dënoj ashpër këtë krim

  • E.K /
  • 07 January 2023 - 08:31
Gërvalla për plagosjen në Shtërpcë: Krim i papranueshëm, e dënoj ashpër këtë krim

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar duke e dënuar ashpër rastin e plagosjes së dy qytetarëve kosovarë në Shtërpcë,  shkruan "Kosova Sot Online".

Gërvalla ka shkruar se plagosja e dy të rinjve është krim i patolerueshëm dhe se përgjegjësit e këtij krimi duhet të dalin para drejtësisë.

Më tej, ministrja ka bërë thirrje për ndaljen e çdo tendence të manipulimit dhe paragjykimit të motiveve.

Postimi i plotë:

Zero tolerancë ndaj krimit!

Plagosja e sotme në Shtërpcë e dy të rinjve, qytetarë të Republikës së Kosovës, përbën një krim të papranueshëm dhe të patolerueshëm. Përgjegjësi apo përgjegjësit e këtij krimi duhet dhe do të përballen me drejtësinë.

Institucionet e Republikës së Kosovës janë duke punuar intensivisht në sqarimin e rrethanave të plagosjes së dy të rinjëve në Shterpcë. Përgëzoj Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe të duhur, pa lënë asnjë hapësirë për dilema. Duke e dënuar ashpër këtë krim, njëkohësisht bëj thirrje për ndaljen e çdo tendence të manipulimit dhe paragjykimit të motiveve.

Duke iu uruar dy të rinjve shërim sa më të shpejtë dhe familjeve të tyre kurajon dhe urtësinë për ta përballuar këtë situatë të rëndë për ta, ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e individëve apo strukturave që shfrytëzojnë fatkeqësitë për të nxitur tensione pa asnjë bazë reale.

(Kosova Sot Online)