Jevtiq: Të dielën protestojmë në Shtërpcë për Stefanin e Milloshin, ende ka inat te të gjithë ne

  • E.K /
  • 07 January 2023 - 08:40
Jevtiq: Të dielën protestojmë në Shtërpcë për Stefanin e Milloshin, ende ka inat te të gjithë ne

Zyrtari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka thënë se nesër do të mbahet protestë përpara Shtëpisë së Kulturës në Shtërpcë pas rastit të plagosjes së dy të rinjve, përcjell "Kosova Sot Online".

Jevtiq, ka treguar se protesta do të mbahet në ora 12:00.

Ai ka shtuar edhe pse janë hequr barrikdat, sipas tij ende ka inat ndaj tyre.

“Protesta jonë kundër asaj që ndodhi me Stefanin dhe Milloshin, gjithçka që na ka ndodhur së fundmi, nuk ka përfunduar. I kemi hequr bllokadat, por ka ende inat te të gjithë ne. Të dielën, më 8 janar, në ditën e dytë të Krishtlindjeve, mblidhemi në Shtërpcë para Shtëpisë së Kulturës, në orën 12:00. Në mënyrë unike dhe së bashku, do të dërgojmë mesazhin se na ka ngopur terrori dhe urrejtja, se duam vetëm paqen dhe të jemi në rrugën tonë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)