Moti sot në Kosovë, i kthjellët dhe me diell

  • E.K /
  • 07 January 2023 - 08:51
Moti sot në Kosovë, i kthjellët dhe me diell

Sot moti në Kosovë do të jetë i kthjellët e me diell, raporton "Kosova Sot Online".

"Prishtina Weather" ka njoftuar se në mëngjes do të ketë mjegull.

7.01 - Kthjellët e me diell. Mjegull/mjegullinë në mëngjes.

8.01 - Kthjellime dhe diell. Ultësirave mundësi për mjegull në mëngjes.

9.01 - Vransirat shtohen gjatë ditës, e deri në mbrëmje priten reshje shiu.

10.01 - Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me shi. Në vise malore priten reshje bore. Në mbrëmje reshjet e shiut vende-vende shndërrohen apo përzien me reshje bore.

11.01 - Shtim i vransirave. Deri në mbrëmje priten edhe reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -2C e 3C, e ato maksimale gradualisht zbresin përreth vlerave mesatare, nga 8C deri në 5C.

Qetësitë do të jenë më dominuese në fundjavë, e nga dita e hënë frynë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 4-9m/s, e ditën e martë ndryshon drejtimin në veriperëndim.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, e në fillim të javës pëson rënie.

(Kosova Sot Online)