Plagosja në Shtërpcë, Policia e Kosovës e cilëson si “tentim vrasje”

  • E.K /
  • 07 January 2023 - 08:54
Plagosja në Shtërpcë, Policia e Kosovës e cilëson si “tentim vrasje”

Policia e Kosovës në raportin policor 24 orësh, për rastin që ka ndodhur dje në Shtërpcë e kanë cilësuar si “tentim vrasje”, shkruan "Kosova Sot Online".

Dy persona kosovarë janë plagosur nga të shtëna me armë zjarri, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka njoftuar se lidhur me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar.

“TENTIM VRASJE Fsh. Gotovush, Shtërpcë 06.01.2022-14:20 Dy viktimat meshkuj kosovarë janë plagosur nga të shtënë me armë zjarri. Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor dhe të njëjtit sipas raportit mjekësor janë jashtë rrezikut për jetë. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)