Arrestohet një grua në Pejë, la fëmijët e saj 2 dhe 3 vjeç vetëm në banesë pa përkujdesje

  • E.K /
  • 07 January 2023 - 10:39
Arrestohet një grua në Pejë, la fëmijët e saj 2 dhe 3 vjeç vetëm në banesë pa përkujdesje

Një grua është arrestuar në Pejë, pasi i kishte lënë dy fëmijët e saj, njëri 2 vjeç e tjetri 3 vjeç, në banesën e saj pa asnjë përkujdesje, shkruan "Kosova Sot Online".

Në njoftimin policor thuhet se e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËVE – Rr. Myrvete Maksutaj, Pejë 05.01.2023-08:30 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte lenë dy fëmijët e saj (njëri 2 vjeç e tjetrin 3 vjeç) të vetëm në banesën e sajë pa asnjë përkujdesje. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)