E godet me sende të forta për motive të dobëta, arrestohet një 27 vjeçar

  • E.K /
  • 07 January 2023 - 11:43
E godet me sende të forta për motive të dobëta, arrestohet një 27 vjeçar

Një person 27 vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, një person, shkruan "Kosova Sot Online".

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit i gjet të riut një thikë dhe një dorezë grushti metalike.

Këto mjete policia ja konfiksuar 27 vjeçarit.

Njoftim:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën dhe ndaluan shtetasin Xh. J., 27 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, një shtetas tjetër. Gjatë kontrollit fizik, 27-vjeçarit iu gjetën me vete 1 thikë dhe 1 dorezë grushti metalike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

(Kosova Sot Online)