Kjo është gjendja e 11 vjeçarit që mbeti i plagosur në Shtërpcë

  • E.K /
  • 07 January 2023 - 13:45
Kjo është gjendja e 11 vjeçarit që mbeti i plagosur në Shtërpcë

Në Shtërpcë dje janë plagosur dy të rinj, shtetas të Kosovës, Stefan Stojanoviq 11 vjeç dhe Milan Stojanoviq 21 vjeç, ku gjendja e tyre tani është e mirë, përcjell "Kosova Sot Online".

Nëna e Stefanit, Zorica Stojanoviq, ka folur për “telegraf.rs”, ku ka thënë se djali i saj tani është mirë dhe se është duke marrur terapi.

“Ndihet mirë dhe po merr terapi, tani ishin edhe gazetarët dhe kryetari Dalibor. Aty ishin edhe disa persona të tjerë, por nuk ua di emrat. E kanë filluar terapinë, nuk e di kur do të na lënë nesër apo pasnesër, tani për tani është më mirë. Gjithçka e ka duruar heroikisht, kur vijnë kamerat emocionohet, është i vogël, por shpresoj që trauma të kalojë pas pak” ka thënë ajo për “telegraf.rs”.

(Kosova Sot Online)