Albin Kurti: Kriza s’ka përfunduar, Kosova dhe Serbia kanë raporte jo-normale

  • E.K /
  • 07 January 2023 - 13:52
Albin Kurti: Kriza s’ka përfunduar, Kosova dhe Serbia kanë raporte jo-normale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Al Jazeera ka folur për situatën në veri të të Kosovës pas heqjes së barrikadave, përcjell "Kosova Sot Online'.

Kurti ka thënë se kriza s’mund të përfundojë përderisa Kosova dhe Serbia kanë raporte jo-normale.

Kurti ka shtuar se duhet një marrëveshje për normalizimin e raporteve me njohjen reciproke.

Kryeministri më tej, ka theksur se serbët nga frika i kane vendosur barrikadat dhe nga frika i kanë larguar.

“Kriza s’ka përfunduar duke qenë se Kosova dhe Serbia kanë raporte jo-normale. Neve na duhet marrëveshje për normalizim të plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër. Ne nuk e njohim Serbinë, Serbia s’e njeh Kosovën, neve na duhet njohje-reciproke”, ka thënë Kurti.

“Kriza ende s’ka përfunduar duke qenë se strukturat ilegale të Serbisë që janë atje nga viti 1999 janë kthyer së fundi edhe në banda kriminale që kanë vendosur barrikada në mes të dhjetorit. Agresiviteti i tyre që është rritur është shprehje direkte e panikut të tyre, pasi e dinë që rendi dhe ligji është në vendin tonë është më i fuqishëm se kurrë dhe kjo është arsyeja pse ata nga frika i kane vendosur barrikadat dhe nga frika i kanë larguar”, ka shtuar Kurti.

(Kosova Sot Online)