Rrahen dy grupe në rrugën Kllokot-Viti

  • E.K /
  • 07 January 2023 - 16:27
Rrahen dy grupe në rrugën Kllokot-Viti

Dy grupe janë rrahur ndërmejt vete sot në rrugën Kllokot-Viti, përcjell "Kosova Sot Online'.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se nha kjo rrahje një personi ka pësuar lëndime trupore.

“Njësitet policore, me urgjencë i janë përgjigjur rastit. Policia ka kontaktuar me ankuesit, por nuk kanë arritur të takojnë apo identifikojnë të dyshuarit e mundshëm. Pasi ankuesit ishin nën ndikim të alkoolit njëri 1.63 promila dhe tjetri 0.91 promila nuk janë intervistuar fillimisht.  Bazuar në informacionet e para kemi te bëjmë me një rrahje në mes dy grupeve të personave dhe si pasojë një person ka marr lëndime të lehta trupore dhe i njejti ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar si ‘Lëndim i lehtë trupor’”, ka deklauar Hashani.

(Kosova Sot Online)