Vjedhje në Prishtinë, avullohen rreth 150 euro
Persona të panjohuar kanë vjedhur brenda xhamisë në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka raportuar në polici një imam, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas policisë, nga arka e xhamisë janë vjedhur rreth 150 euro.
VJEDHJE E RËNDË/Rr. Ilir Konushevci, Prishtinë 07.01.2023 – 06:48. Ankuesi mashkull kosovar-imam, ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë të xhamisë dhe nga arka i kanë vjedhur rreth 150€ kesh (para). Rasti në procedurë hetimore.
(Kosova Sot Online)