Pse Vuçiqit i mbetet hatri që përgjigja nga KFOR u shkoi për Krishtlindje!

  • A.P /
  • 08 January 2023 - 10:30
Pse Vuçiqit i mbetet hatri që përgjigja nga KFOR u shkoi për Krishtlindje!

Lidhur me kërkesën e Serbisë për kthimin e trupave serbë në Kosovë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sot në televizionin “TV Pink” ka zbuluar përgjigjen e KFOR-it, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se përgjigja e KFOR-it ishte negative.

“Në letrën e tyre të përpiluar me kujdes drejtuar Qeverisë së Serbisë, të cilën e kam marrë edhe unë, ata janë përgjigjur se besojnë se nuk ka nevojë për kthimin e ushtrisë serbe në territorin e Republikës së Kosovës, duke iu referuar Rezolutës 1244. Por ata nuk iu referuan një pjese të Rezolutës, pasi nuk kanë të drejtë ta refuzojnë atë kërkesë. Ata u thirrën në normën normative për të ruajtur rendin dhe ligjin”, tha Vuçiq.

(Kosova Sot Online)