Mbahet seanca ndaj Azem Kurtajt, i dyshuar për plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë

  • A.P /
  • 08 January 2023 - 11:52
Mbahet seanca ndaj Azem Kurtajt, i dyshuar për plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë

Ndaj Azem Kurtajt, i dyshuar për plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë, sot është mbajtur seanca gjyqësore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas seancës gjyqësore që u mbajt në Gjykatën Themelore në Ferizaj, avokati i Kurtajt, tha se ai ishte sulmuar me mjete dhe ishte ofenduar pak sekonda para se të ndodhte incidenti.

Avokati Naim Ferati tha se Kurtaj kishte shtënë me armë personale dhe jo me atë zyrtare të cilën e bart për shkak të detyrës së tij si pjesëtar i FSK-së.

Avokati gjithashtu shtoi se Kurtaj kishte shtënë me armë në drejtim të asfaltit dhe jo në drejtim të turmës që e ka kanosur.

(Kosova Sot Online)