Pas plagosjes së dy të rinjve, serbët protestojnë në Shtërpcë

  • A.P /
  • 08 January 2023 - 12:29
Pas plagosjes së dy të rinjve, serbët protestojnë në Shtërpcë

Për të protestuar pas plagosjes së dy të rinjve serbë të premtën, në Shtërpcë, komunën e  banuar me shumicë serbe, janë mbledhur një numër i tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Protestën e parlajmëroi zyrtari i Listës Serbe, kryetari i kësaj komune, Dalibor Jevtiq.

Ndërsa serbët u mblodhën para Shtëpisë së Kulturës në Shtërpcë, një këngë e zakonshme nacionaliste serbe po e përcjell protestën.


(Kosova Sot Online)