Ja pse disa mërgimtarë kanë mbetur në rrugë qe dy ditë

  • A.P /
  • 08 January 2023 - 13:16
Ja pse disa mërgimtarë kanë mbetur në rrugë qe dy ditë

Nga stacioni i autobusëve në Prishtinë, disa autobusë me bashkatdhetarë u nisën në orën 05:00 të së shtunës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Raportohet se një, kompanihuazoi një autobus të kompanisë  tjetër për të përballuar rezervimet që kishte bërë për këtë datë. 

Rreth 80 udhëtarë që kishin rezervuar përfunduan në autobusin i cili nuk kishte as sigurim e as liçencë për të udhëtuar në BE.


Problemet nisën që në kufirin në Merdare, ku pala serbe s’po e lejonte autobusin të kalonte. Por, siç merr vesh gazeta, disa para kryen punë dhe autobusi vazhdoi. Probleme kishte edhe në kufirin tjetër serb në Suboticë, ku kompania u desh të bëjë zgjidhje “kreative” dhe të kalojë në zonën neutrale.


Por, këtu nisën problemet e mëdha: pala hungareze nuk lejonte kalimin e autobusit, as me metodat që kishin funksionuar në Serbi. Kjo papërgjegjësi e kompanisë u shkaktoi telashe udhëtarëve, të cilët janë ende në kufirin hungarez pas më shumë se 30 orëve.

(Kosova Sot Online)