Berisha: Shuma përrallore u vodh te ish-zyrtarja e lartë e qeverisë

  • A.P /
  • 08 January 2023 - 13:48
Berisha: Shuma përrallore u vodh te ish-zyrtarja e lartë e qeverisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Rozeta dhe Havier Dobit, nënë e bir të cilët u arrestuan një ditë më parë pasi kishin grabitur 120 mijë Euro në një shtëpi, kanë hyrë në shtëpinë e një zyrtareje të qeverisë. Sipas Berishës Alda Klosi, zyrtare pranë qeverisë, është personi që ka në posedim banesën ku janë vjedhur qindra-mijëra euro nga sanitarja.

Shuma përrallore vidhen tek këshilltarja e kryeministrisë!Nënë e birë kishin vjedhur tek zyrtarja e lartë Kryeminstrise qindra mijëra euro.Policia në komunikatën e saj mban sekret emrin e zyrtares së vjedhur Alda Klosit, ish shefe e kabinetit të zv.Kryeministrit famoz Arben Ahmetaj, tani këshilltare në kryeministri mbasi del problem origjina e parave të vjedhura.Burime dixhitale nga policia njoftojnë se shuma e gjetur tek nënë e birë është deri tani mbi 540 mijë euro. Kjo është shuma më e madhe e kapur ndonjëherë hajdutëve. Sipas këtyre burimeve hajdutët, parat i kanë gjetur të fshehura në dy dyshekë. Nerkohë policia ka marrë urdhër i prerë të mos përmendet emri i këshilltares së Kryeministrisë të zhytur në euro smeralde, safire flori dhe rubinë. “, shkruan Berisha.


(Kosova Sot Online)