Një person gjendet i varur në litar në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 08 January 2023 - 15:37
Një person gjendet i varur në litar në këtë vend të Kosovës

Sot rreth orës 12:00, një person ka raportuar se në malin “Polevica” ka hasur në një person të varur me litar në një lis, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

“Një dëshmitar sot rreth ores 12:00 ka raportuar në nënstacionin Zhur se në malin që njihet “Polevica’ mbi fshatin Zhur, në afersi te magjistrales Zhur-Dragash, ka hasur në një person të varur me litar për një lis. Rastit  ju kane përgjigj patrullat policore te Stacionit Policor Prizren së bashku me hetuesit kujdestare dhe aty shihet personi, duket mashkull, trupi i dekompozuar. Dëshmitari e ka has rreth orës 10:30 dhe është vonuar për shkak të terrenit malor derisa ka arrit në nënstacionin Zhur”, tha Bytyqi.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjor.

(Kosova Sot Online)